Ndërlidhjet

Shkencëtari 104-vjeçar i jep fund jetës


David Goodall

Biologu nga Australia, David Goodall, 104-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij në një klinikë në Zvicër.

Goodall ka vdekur sot në orën 12:30, ka thënë drejtori i International Exit, Philipp Nitschke. Interational Exit, është një grup që mbështetë personat që dëshirojnë t’i japin fund jetës së tyre.

Goodall kishte udhëtuar në Zvicër, vend ky, që sipas ligjit, lejohet që një person t’i jap fund jetës përmes asistencës.

Shkencëtari i lindur në Britani, kishte deklaruar javën e kaluar se kishte menduar për vetëvrasje pasi cilësia e jetës së tij ishte përkeqësuar.

Ai kishte përmendur mungesën e lëvizshmërisë, kufizimet e mjekut dhe ligjit australian, që e ndalonte atë të merrte jetën e tij.

Ai vendosi t’i jepte fund jetës së tij, pavarësisht se nuk ishte i sëmurë.

XS
SM
MD
LG