Ndërlidhjet

Shefi i OKB-së kërkon ndalimin e armiqësive në Lindjen e Mesme


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, kërkoi ndalimin e menjëhershëm të të gjitha "akteve armiqësore", për të shmangur "një shpërthim të ri" në Lindjen e Mesme.

Komentet vijnë pasi forcat izraelite bombarduan caqet iraniane brenda Sirisë.

Izraeli tha se sulmet janë përgjigje ndaj sulmeve me raketa të Iranit mbi pozicionet e tij në Lartësitë Golan.

Izraeli po ashtu kërkoi nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe sekretari i përgjithshëm t'i dënojnë sulmet e Iranit.

Guterres i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të "jetë aktiv rreth çështjes dhe t'i mbajë përgjegjësitë e tij" sipas Kartës së OKB-së.

Izraeli dhe Irani kanë luftuar njëri-tjetrin përmes milicive të ndryshme dhe, sipas vëzhguesve, shkëmbimi e ri i zjarrit duket se po dërgon paralajmërime se një përplasje e drejtpërdrejtë mes tyre mund të përshkallëzohet shpejt.

XS
SM
MD
LG