Ndërlidhjet

Thaçi, liderit bullgar: Jemi të gatshëm të mbyllim kapitullin e konflikteve me Serbinë


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov, në prag të nisjes së Samitit të shteteve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor që mbahet këtë vit në Sofje.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se me liderin bullgar ka biseduar për mundësitë që ofron ky Samit për Kosovën dhe vendet tjera të rajonit.

“Kushti kryesor për anëtarësim në BE, përveç plotësimit të kritereve të Kopenhagës, sigurisht që është mbyllja e çështjeve të hapura ndërmjet të gjitha shteteve në rajonin tonë, të cilat janë të përcaktuara për t’u anëtarësuar në BE”, ka thënë ai.

Përveç tjerash presidenti i Kosovës ka theksuar arritjen e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se Kosova ka “gatishmëri për të mbyllur kapitullin e konflikteve”.

XS
SM
MD
LG