Ndërlidhjet

Vdes një palestinez në protestat në Rripin e Gazës


Pamje gjatë konfliktit në kufirin mes Rripit të Gazës dhe Izraelit.

Ushtarët izraelitë kanë vrarë një palestinez të premten, në javën e shtatë të protestave në kufirin në Gaza, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, transmeton AFP.

Jaber Abu Mustafa ka vdekur pasi është qëlluar me armë në krah në Rripin e Gazës, ka deklaruar kjo ministri.

Afro 150 palestinezë janë qëlluar nga forcat izraelite prej fillimit të protestave, ka thënë ministria.

Ky rast e dërgon në 53 numrin e palestinezëve të vrarë prej nisjes së protestave më 30 mars, në të cilat po kërkohet që palestinezët të kthehen në shtëpitë e tyre, prej të cilave kanë ikur më 1948 dhe të njëjtat tani janë nën administrimin e Izraelit.

Mijëra palestinezë janë mbledhur në pesë pika kyçe afër kufirit.

Forcat izraelite janë përgjigjur me gaz lotësjelles për të shpërndarë turmën ka thënë ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Ushtria e Izraelit ka thënë se rreth 1,500 palestinezë kanë marrë pjesë në protestë.

Ushtria izraelite është akuzuar për përdorim të forcës së tepruar kundër protestuesve, andaj Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë bërë thirrje për hetime të pavarura.

Protestat pritet të përfundojnë javën e ardhshme.

Të hënën Shtetet e Bashkuara pritet të bartin ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem.

Mijëra persona pritet të mblidhen afër kufirit madje është raportuar se disa prej tyre edhe do të tentojnë të kalojnë në anën tjetër të territorit.

Lëvizja islamiste Hamas kontrollon Gazën nga viti 2007 dhe ka luftuar tri herë më Izraelin që ka ajo kohë.

XS
SM
MD
LG