Ndërlidhjet

K. Veriore kërcënon me anulim të samitit me Trumpin


Presidenti amerikan, Donald Trump (djathtas) dhe lideri verikorean, Kim Jong Un.
Presidenti amerikan, Donald Trump (djathtas) dhe lideri verikorean, Kim Jong Un.

Koreja Veriore ka thënë se mund të tërhiqet nga samiti i planifikuar me presidentin amerikan, Donald Trump, nëse Shtetet e Bashkuara njëanshëm insistojnë që verikoreanët të heqin dorë nga armët bërthamore.

Takimi i cili ka bërë jehonë në botë në mes të Trumpit dhe liderit verikorean, Kim Jong Un pritet të zhvillohet më 12 qershor.

Mirëpo përmes një deklarate, zëvendësministri i Jashtëm verikorean, Kye-gwan ka akuzuar SHBA-në për siç është thënë deklarata të pakujdesshme me qëllime jo të mira.

Ai ka akuzuar drejtpërdrejt Këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, John Bolton.

“Ne kemi vënë dritë në vlerat e Boltonit në të kaluarën dhe nuk mund ta fshehin ndjenjën e mospranimit ndaj tij”, ka thënë ministri verikorean.

Samiti Trump-Kim ishte planifikuar të mbahej pasi Koreja Veriore kishte treguar përkushtim për të denuklearizuar Gadishullin Korean.

Përveç tjerash, Koreja Veriore ka ftuar mediat e huaja për të dëshmuar mbylljen e vendeve të testimeve bërthamore më vonë gjatë këtij muaji.

XS
SM
MD
LG