Ndërlidhjet

Gjykata dënon pronarin e HIB-it


Ilustrim
Ilustrim

Gjykata Themelore ka dënuar përfaqësuesin e kompanisë së derivateve HIB, Kujtim Bucaliun, me katër vjet burgim për shitje të naftës jocilësore Komunës së Prishtinës.

Komuna dhe kryetari i saj Shpend Ahmeti janë ankuar në vitin 2014 së nafta e përdorur për nxemje në shkolla dhe objekte tjera mësimore kalonte normat e lejuara të ndotjes dhe ishte e dëmshme për fëmijët dhe banorët që jetojnë përreth.

Bucaliu po ashtu është dënuar edhe me 15 mijë euro gjobë.

Kompania HIB është njëra nga kompanitë më të mëdha në Kosovë për importin të naftës dhe derivateve të tjera.

Lexoni edhe këtë: Kontradikta rreth ngrohjes së shkollave, naftë apo vaj?

XS
SM
MD
LG