Ndërlidhjet

Dy pjesëtarë serbë të FSK-së ndalohen nga autoritetet në Serbi


Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Autoritetet e sigurisë të Serbisë kanë ndalur dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga komuniteti serb, pas kalimit të pikës kufitare në Bërnjak, bën të ditur përmes një njoftimi zyrtarë, Ministria e Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës.

“Ministria e Punëve të Jashtme shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë për vazhdimin dhe përsëritjen e veprimeve të tilla nga autoritetet e Beogradit, të cilat duket se qëllim parësor kanë frikësimin, shtimin e presionit dhe përdorimin e mjeteve të shantazhit për pengimin e integrimit të serbëve të Kosovës në jetën institucionale dhe shoqërore të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

MPJ-ja u bën thirrje autoriteteve në Beograd që t’i rishqyrtojnë veprimet në terren dhe të heqin dorë nga politika shantazhuese dhe frikësimet ndaj qytetarëve serbë të Kosovës në mënyrë që, siç thuhet, ‘ata të jetojnë të lirë dhe në paqe në vendin e tyre, me familjet e tyre dhe në bashkëjetesë me qytetarët e komuniteteve tjera në Kosovë’.

XS
SM
MD
LG