Ndërlidhjet

Putin: Do të vazhdojmë dërgesat e gazit nëpërmjet Ukrainës


Presidenti rus Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane Angela Merkel
Presidenti rus Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane Angela Merkel

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se Rusia synon të vazhdojë dërgesat e gazit natyror nëpërmjet Ukrainës.

"Ne do të vazhdojmë dërgesat e gazit (nëpërmjet Ukrainës) për aq kohë sa ato justifikohen ekonomikisht", tha Putin gjatë një konference shtypi me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Në anë tjetër, Merkel tha se "roli i Ukrainës si vend tranzit duhet të ruhet dhe Gjermania është e gatshme ta luajë rolin e saj".

Gazprom i Rusisë planifikon të ndërtojë një tubacion të dytë nën detin Baltik në Gjermani, i quajtur Nord Stream 2.

Ukraina deri tani ka rëfuzuar propozimet nga Gazprom. Rusia i ka mbyllur më parë furnizimet në Ukrainë në mosmarrëveshjet për çmimet, të cilat kanë ndërprerë furnizimet në Evropë.

Merkel tha se Gjermania e sheh projektin Nord Stream 2 si një projekt biznesi.

"Ka elemente të tjera, kështu që ne duhet të mendojmë për garancitë për Ukrainën ", deklaroi Merkel.

XS
SM
MD
LG