Ndërlidhjet

Shpallen të pafajshëm, Fuad Ramiqi dhe 4 imamët e akuzuar


Lideri i Lëvizjes “LISBA”, Fuad Ramiqi gjatë seancës të së premtes, Prishtinë 18 maj 2018.

Gjykata Themelore Prishtinës ka liruar Fuad Ramiqin dhe katër imamët: Bedri Robaj, Idriz Bilibani, Enes Goga dhe Mazllam Mazllami, të cilët akuzoheshin për kryerjen e veprave penave thirrje për rezistencë dhe për veprën penale shtytje për kryerjen e veprave terroriste.

Sipas gjyqtarit Vesel Ismaili, gjykata nuk ka gjetur fakte ashtu siç ka pretenduar Prokuroria e Shtetit.

Në mungesë të provave, të gjithë të akuzuarit janë liruar nga aktakuza.

Goga: Drejtësia vërtetoi pafajësinë tonë
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:01:22 0:00

Lideri i Lëvizjes “LISBA”, Fuad Ramiqi, akuzohej për kryerjen e veprës penale, thirrje për rezistencë.

Kurse, imamët Bedri Robaj dhe Idriz Billibani akuzoheshin se me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale shtytje për kryerjen e veprave terroriste.

Përderisa Enes Goga dhe Mazllam Mazllami akuzoheshin për kryerjen e veprës penale nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit, kombëtar, racor, fetar apo etnik.

XS
SM
MD
LG