Ndërlidhjet

Të paktën tetë persona të vdekur pas të shtënave në një shkollë në Teksas


Shkolla "Santa Fe" Teksas
Shkolla "Santa Fe" Teksas

Të paktën tetë persona janë raportuar të vdekur pas të shtënave në një shkollë të mesme në Teksas.

Sherifi i qarkut Harris,Gonzalez u ka thënë gazetarëve se shumica e personave të vdekur në shkollën e mesme, Santa Fe janë nxënës.

I dyshuari që po mbahet në mbajtje është identifikuar si Dimitrios Pagourtzis, 17 vjeçar, ka raportuar CBS Neës.

Policia ka thënë se në shkollë janë gjetur pajisje shpërthyese, e cila gjendet 65 kilometra larg Hjustonit.

Ky është numri më i madh i viktimave si pasojë e të shtënave në një shkollë, prej sulmit të fundit në shkurt në një shkollë në Florida.

Sulmi i 14 shkurt ka lënë të vdekur 17 persona duke nxitur pakënaqësi kombëtare dhe protesta në kërkim të kontrollit më të rreptë për armët.

Disa studentë kanë thënë se kanë dëgjuar nisjen e alarmit, ndonëse nuk dihet se si është aktivizuar.

Një dëshmitar i ka thënë televizionit KTRK-TV, se të shtënat kanë ndodhur në klasën e tij dhe sulmuesi ka qëlluar një vajzë.

“Dikush ka hyrë në klasë me armë zjarri dhe ka nisur të shtënat”, ka thënë nxënësi, duke shtuar se vajza është qëlluar në këmbë.

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka cilësuar sulmin si “absolutisht të tmerrshëm”.

“Administrata ime është e vendosur për të bërë gjithçka që mundet për të mbrojtur nxënësit, të sigurojë shkollat dhe të largojë armët nga duart e nxënësve dhe nga ata që përbëjnë këcënim për veten dhe të tjerët”, ka shtuar ai.

XS
SM
MD
LG