Ndërlidhjet

Përkujtohet 19-vjetori i masakrës së Dubravës


Ilustrim.

Sot është shënuar 19 vjetori i masakrës së Dubravës, e cila cilësohet si një nga masakrat më të mëdha kundër shqiptarëve që ndodhën në Kosovë.

Të mbijetuarit dhe familjarët e të vrarëve kanë bërë homazhe në ambientet e burgut aty ku 19 vjet më parë u vranë 160 të burgosur.

Këtë ngjarje e ka kujtuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se kjo ngjarje përbën një nga tragjeditë më të mëdha, autorët e së cilës ende janë të lirë.

“Në përvjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës i kujtojmë të gjithë të burgosurit shqiptarë që përjetuan jo vetëm persekutime sistematike, por edhe vrasje mizore nga forcat policore serbe", është shprehur ai.

Nëntëmbëdhjetë vjet më parë brenda burgut të Dubravës u vranë 160 të burgosur shqiptarë dhe u plagosën më shumë se 300 të tjerë.

Kjo masakër zgjati disa ditë, përkatësisht nga 19 deri më 24 maj 1999.

XS
SM
MD
LG