Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Ministrja daneze: Myslimanët që agjërojnë "rrezikojnë" shoqërinë


Ministrja për Migrim e Danimarkës, Inger Stojberg.

Ministrja për Migrim e Danimarkës, Inger Stojberg, u kritikua ashpër pasi i sugjeroi myslimanët të marrin pushim gjatë Muajit të Ramazanit, për shkak të, siç tha, rreziqeve potenciale të sigurisë ndaj pjesës tjetër të shoqërisë.

Stojberg, e cila ka reputacion për politika të ashpra të migrimit, tha se agjërimi gjatë ditës së punës rrit sfidat për shoqërinë moderne.

Ajo përmendi rreziqe potenciale për shoferët e autobusëve dhe spitalet.

Por, kompanitë qenë në mesin e të parëve që thanë se nuk kanë problem me Ramazanin.

Arriva, e cila udhëheq disa autobusë në Danimarkë, tha se nuk ka pasur kurrë aksidente që përfshijnë shoferë që agjerojnë.

Mesazh i njëjtë erdhi edhe nga Sindikata e Transportit të Danimarkës, 3F, udhëheqësi i së cilës, Jan Villadsen, pyeti nëse ministrja po përpiqet të krijojë një problem që nuk ekziston.

Bashkimi i Myslimanëve të Danimarkës postoi një mesazh në mediat sociale, duke falënderuar ministren Stojberg për shqetësimin, por shtoi se myslimanët janë njerëz të rritur, të aftë për t'u kujdesur për veten dhe shoqërinë edhe kur agjërojnë.

XS
SM
MD
LG