Ndërlidhjet

Pompeo: "Nuk është opsion" arritja e marrëveshjes së keqe me K.Veriore


Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë të mërkurën se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për të hequr dorë nga negociatat me Korenë Veriore nëse të njëjtat nisen në drejtim të gabuar.

“Marrëveshja e keqe nuk është opsion”, ka thënë Pompeo në seancën dëgjimore në Komitetin e Senatit për Çështje të Jashtme.

“Populli amerikan është duke besuar se ne do ta zgjidhim këtë çështje në mënyrë të drejtë. Nëse nuk negociojmë për zgjidhje të mirë me gjithë respektin ne do të largohemi”.

Pomepo ka thënë se ka qenë e suksesshme fushata amerikane me partnerët e saj në bërjen presion ndaj verikoreanëve.

“Qëndrimi ynë nuk do të ndryshojë derisa të shohim marrjen e hapave drejt denuklerizimit të plotë të Gadishullit Korean”, ka thënë ai.

Pompeo ka përmendur edhe programin bërthamor të Iranit, duke thënë gjatë seancës se administrata e Trumpit synon të punojë me sa më shumë aleatë për të ndaluar ato që ai i ka cilësuar si kërcënime qofshin ato bërthamore apo rreziqe tjera nga Teherani.

Trump ka njoftuar më parë se do të rivendosë sanksione ndaj Iranit, pasi është larguar nga pakti bërthamor që ka Teherani me fuqitë botërore.

XS
SM
MD
LG