Ndërlidhjet

Yulia Skripal shpreson se do të kthehet në Rusi


Yulia Skripal.
Yulia Skripal.

Yulia Skripal, vajza e ish-spiunit rus, Sergei Skripal që ishte helmuar në Sallsbëri muaj më parë, ka thënë se “është e lumtur që është gjallë” pas sulmit.

Yulia dhe babai i saj i ishin ekspozuar agjentit nervor Noviçok më 4 mars.

Në deklaratën e saj të parë publike prej kur ka ndodhur sulmi, Skripal i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se jeta e saj është “përmbysur”, mirëpo ajo shpreson se do të kthehet në Rusi në të ardhmen.

Babai i saj është liruar nga spitali më herët gjatë këtij muaji.

Duke folur për Reutersin, Skripal ka falëndëruar ambasadën ruse për ndihmën, mirëpo ka thënë se ajo dhe babai i saj “nuk kanë qenë të gatshëm ta pranojnë atë”.

Yulia i ka cilësuar “të kujdesshëm” dhe “shumë të mirë” personat që janë kujdesur për të pas sulmit.

“Ne jemi shumë me fat që i kemi mbijetuar tentim-vrasjes. Shërimi ynë ka qenë i ngadalshëm dhe jashtëzakonshëm i dhimbshëm”.

Ajo po ashtu ka kërkuar që të ruhet privatësia e familjes së saj.

XS
SM
MD
LG