Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Shqipëri, të ndaluarit me çrregullime mendore trajtohen në mënyrë johumane


Generic -- a prisoner

Shqipëria ka treguar përmirësim në raport me trajtimin e personave të ndaluar nga policia.

Komiteti i Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës në raportin e publikuar së fundi ka gjetur se shumica e personave të ndaluar që u intervistuan për këtë raport, kanë treguar se ishin trajtuar në mënyrë korrekte nga policia.

Në raport thuhet se vetëm një numër i vogël i të akuzuarve u ankuan për keqtrajtim fizik të kryera kohëve të fundit nga oficerët e policisë shqiptare. Këto ankesa kanë të bëjnë me akuzën për përdorim të tepruar të forcës në momentet e arrestimit ku zyrtarët kanë përdorur grushte apo shuplaka në drejtim të të arrestuarve.

“Mbi të gjitha, informacioni i mbledhur gjatë vizitës tregon se një trend pozitiv ka dalë në krahasim me situatën e gjetur gjatë vizitës së mëparshme në vitin 2014. Megjithatë, disa persona pretenduan se ishin keqtrajtuar rëndë nga një oficer i policisë në stacionin policor të Durrësit . Pas një kërkese urgjente të bërë nga Komiteti i Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës, autoritetet shqiptare filluan hetime kriminale dhe disiplinore kundër punonjësit të policisë”, thuhet në njoftimin për media të Komitetit të Këshillit të Evropës.

Megjithatë, në raport tërhiqet vërejtja për mospërmirësimin e kushteve në disa qendra të ndalimit, si dhe trajtimi i personave me nevoja të veçanta (psikiatrike). Kushtet, në të cilat mbahet kjo kategori personash, sipas raportit, janë krejtësisht johumane.

Komiteti i Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës, sugjeron përmirësimin e kushteve, si dhe mënyrës së trajtimit të këtyre personave.

XS
SM
MD
LG