Ndërlidhjet

Shpërthim në Kanada, 15 të plagosur


Toronto - foto arkivi
Toronto - foto arkivi

Pesëmbëdhjetë njerëz u plagosën nga një shpërthim në provincën Ontario të Kanadasë.

Autoritetet thanë se dy persona të paidentifikuar kanë hyrë në restorant dhe kanë shpërthyer një pajisje të improvizuar përpara se të largoheshin.

Pesëmbëdhjetë veta janë dërguar në spital, tre nga ta në gjendje kritike, tha Shërbimi Rajonal Mjekësor.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë asnjë grup.

Ai ndodh një muaj pasi një shofer ka paërplasur furgonin për një turmë njerëzish në Toronto, duke vrarë 10 veta.

XS
SM
MD
LG