Ndërlidhjet

Katër të lënduar nga shpërthimi në Miradi të Fushë Kosovës


Pamje nga vendi i ngjarjes

Katër persona janë lënduar nga shpërthimi i një rezervuari derivatesh në Miradi të Fushë Kosovës.

Policia e Kosovës ka thënë për Radion Evropa e Lirë se deri më tani raportohet për katër persona të lënduar nga shpërthimi, mirëpo, sipas policisë, ende ekziston rreziku.

“Duke parë rrethanat në vendin e ngjarjes, si dhe mundësinë e përhapjes së rrezikut nga zjarri, policia ka nisur evakuimin e personelit nga vendngjarja dhe varësisht nga rrjedha mund të bëhet edhe evakuimi i njerëzve nga një perimetër i caktuar që të shmangen pasojat eventuale”, ka thënë Policia e Kosovës.

Ndërkaq, Latif Zeka nga ekipi i zjarrfikëseve ka thënë për Radio Evropa e Lirë se shpërthimi i zjarrit ka mundur të këtë pasoja të mëdha për banorët përreth.

“Unë kam marrë pjesë me brigadën në fikjen e zjarrit. Ne kemi arritur që ta fikim zjarrin. Ka pasur shumë rrezik jo vetëm për banorët përreth, por për tërë Fushë Kosovën”, ka deklaruar Zeka.

Zeka ka thënë se nuk e di sa persona janë lënduar, mirëpo, sipas tij, më e rëndësishmja është se askush nuk e ka humbur jetën.

XS
SM
MD
LG