Ndërlidhjet

Deputetët dënojnë vdekjen e 14-vjeçarit, thonë se dështuan institucionet


Ilustrim

Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut kanë reaguar lidhur me rastin e 14-vjeçarit nga Kamenica, i cili vdiq si pasojë e dhunës së ushtruar nga babai i tij.

Komisioni vlerëson se mekanizmat shtetërorë nuk janë në nivelin e duhur sa i përket trajtimit të personave me probleme mendore.

“Rasti në fjalë është edhe një tregues se shumë mekanizma institucionalë nuk janë në nivel të detyrave dhe përgjegjësive, për trajtimin adekuat dhe profesional të personave me të meta të çfarëdo natyre, gjë që paraqet një burim potencial të dhunës në familje”, thuhet në reagimin e Komisionit për të Drejtat e Njeriut.

Komisioni kërkon nga institucionet kompetente dhe ato të specializuara që të sigurojnë kushte dhe standarde të caktuara për trajtimin, mbikëqyrjen dhe izolimin e personave potencialisht të mundshëm për shkaktimin e çdo lloj dhune në familje dhe në shoqëri.

Rasti i rëndë në Kamenicë ndodhi para dy ditësh dhe motivi i rrahjes që babai i bëri djalit të tij kishte të bënte me faktin se i riu kishte shpenzuar një shumë parash pa dijeninë e prindit.

Pasi kishte kuptuar për këtë veprim, babai kishte rrahur djalin e tij me mjete të forta, që besohet të ketë qenë dru duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Fëmija ishte dërguar për trajtim mjekësor vonë pas mesnate, ndërkohë që kishte mbërritur pa shenja jete në QKMF-në e Kamenicës.

XS
SM
MD
LG