Ndërlidhjet

Trump: Takimi me Kim Jong Un ‘mund të ndodhë me 12 qershor’


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka bërë të ditur se samiti i tij i planifikuar me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un ‘mund të ndodhë’.

"Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë. Jemi duke negocuar me ta(Korenë e Veriut), mund të ndodhë takimi edhe me 12 qershor. Duam që ky takim të ndodhë", ka thënë Trump, një ditë pasi ka anuluar takimin e tij me Kim Jong Un.

Gjithashtu, Trump në profilin e tij në Tëitter ka shkruar se negociatat me Korenë e Veriut janë "një lajm i mirë".

"Një deklaratë e ngrohtë dhe produktive nga Koreja e veriut është lajm shumë i mirë dhe së shpejti do të shohim se ku do të na shpie, me shpresë për prosperitet të gjatë dhe paqe të qëndrueshme", ka shkruar Trump në Tëitter.

XS
SM
MD
LG