Më shumë se 100 migrantë afrikanë kanë ikur nga një kamp i Libisë, ku po mbaheshin peng dhe po torturoheshin, raportuan mediat ndërkombëtare.
Migrantët nga Etiopia, Somalia, ikën në një xhami të qytetit ku u morrën nga banorët dhe autoritetet lokale.
Spitali rajonal në Bani Walid tha se 20 nga viktimat po trajtohen për plagë dhe torturë.
Sipas Mjekëve pa Kufij, 15 migrantë u vranë dhe 25 u plagosën gjatë ikjes. Disa nga viktimat, njoftuan se ishin mbajtur peng për më shumë se 3 vjet. Mjekët deklaruan se pengjet që janë në spital kanë marrë plagë të mëdha me armë zjarri.