Ndërlidhjet

Irlanda “rrëzon” ndalesën e abortit


E gjithë vëmendja është kthyer kah Parlamenti i Irlandës pas votimit të amandamentit nga qytetarët për largimin e ndalesës së abortit nga Kushtetuta e vendit.

Tani, Parlamenti do të bëjë ndryshimet në Ligjin që ndalon abortin, që është në fuqi që nga viti 1983. Ky ligj i mundësonte mjekëve të kenë të drejtë në embrion sikurse nëna. Shumë gra irlandeze duhej të udhëtonin në vende tjera për të abortuar.

Kryeministri Leo Varadkar e quajti këtë votim “frymë të re në vend”. Qeveria e tij do të lejojë abortin në 12 javët e para të shtatëzanisë.

XS
SM
MD
LG