Ndërlidhjet

Lëshohet për qarkullim rruga Kaçanik - Hani i Elezit


Pamje të rrugës Prishtinë- Hani i Elezit.
Pamje të rrugës Prishtinë- Hani i Elezit.

Rruga nacionale Kaçanik- Hani i Elezit është lëshuar për qarkullim të automjeteve, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj.

Qarkullimi në këtë rrugë ishte ndalur në fillim të këtij muaji për shkak të rrezikut nga rrëshqitjet e mëdha të dheut dhe gurëve.

“Mendoj se sot kemi bërë një punë të mirë dhe në afat rekord kompania ndërtuese ka përfunduar punën dhe tashmë rruga është qarkullim” ka thënë Lekaj.

XS
SM
MD
LG