Ndërlidhjet

KS i OKB-së diskuton sot sulmet e fundit mes palestinezëve dhe Izraelit


Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë një takim më 30 maj për të diskutuar sulmet me raketa të palestinezëve në Izrael.

Këshilli këtë herë mblidhet me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, të cilat kërkojnë nga ky trup i OKB-së, të dënojë ashpër sulmet.

Grupi militant, Hamas ka pretenduar se ka kryer sulmin me raketë dhe mortajë nga Rripi i Gazës, duke detyruar Izraelin të përgjigjet me sulme ajrore drejt bazës palestineze.

Ky sulm përbën konfliktin më serioz mes dy palëve, prej luftës së vitit 2014 në mes të Izraelit dhe Hamasit dhe ndodhë në kohën e tensioneve në kufirin e Gazës, pasi më shumë se 100 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite në javët e fundit.

“Mortajat e nisura nga militanët palestinezë kanë goditur infrastrukturën civile, duke përfshirë një kopsht fëmijësh”, ka thënë ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Halley, me ç’rast ka kërkuar mbledhje të Këshillit të Sigurimit.

XS
SM
MD
LG