Ndërlidhjet

Temperaturat e larta ndikojnë negativisht në suksesin e nxënësve


Ilustrim.
Ilustrim.

Në periudhë të temperaturave të larta, nxënësit mund të arrijnë rezultate më të dobëta në studimet e tyre, thuhet në një studim të Universitetit të Harvadit dhe një varg universitetesh tjera, transmeton BBC.

Sipas studiuesve ekonomikë, ekziston një lidhje “e madhe” në mes të temperaturave të larta dhe rezultateve më të vogla në studime, në momentin që temperaturat rriten mbi 32 gradë Celsius.

Bazuar në analizat e rezultateve të testeve të 10 milionë studentëve të shkollave të mesme për 13 vjet, rezulton se moti i nxehtë ka ndikim negativ në mësime.

Sipas studimit, përgjigjja më e mirë praktike ndaj këtij fakti mund të jetë përdorimi më i madh i kondicionerëve.

Studiuesit kanë kalkuluar se për çdo rritje të temperaturës për 0.55 gradë Celsius brenda një viti, niveli i rezultateve në mësime ka rënë për 1 përqind.

XS
SM
MD
LG