Ndërlidhjet

Sulmi në Belgjikë - I dyshuari ka vrarë edhe një natë përpara


Liezh, Belgjikë
Liezh, Belgjikë

Sulmuesi i dyshuar për vrasjen e dy policeve dhe një civili në qytetin Liezh të Belgjikës ka vrarë dikë tjetër, një natë para sulmit, tha ministri i Brendshëm belg, Jan Jambon.

Sipas tij, sulmuesi, i identifikuar si Benjamin Herman, ka vrarë një burrë - ish-të burgosur - të cilin e ka takuar gjatë kohës sa ka qenë në burg.

Prokurorët thanë se ata po i trajtojnë sulmet si "vrasje terroriste".

Sulmuesi po ashtu ka marrë peng një mirëmbajtëse në një shkollë përpara se të vritej nga policia.

Zyrtarët thanë se 31-vjeçari ka thirrur "Allahu Akbar" (Zoti është më i madhi) disa herë gjatë sulmit.

Të hënën, ai është liruar përkohësisht nga burgu ku ka shërbyer dënimin për vjedhje dhe shkelje të tjera.

Mediat lokale thonë se ai mund të jetë radikalizuar gjatë kohës sa ka qenë në burg.

XS
SM
MD
LG