Ndërlidhjet

Rritet pagesa për strehim të fëmijëve pa përkujdesje dhe me aftësi të kufizuara


Ilustrim (Shutterstock)

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e Kosovës ka marrë vendim për rritje të pagesës mujore të strehimit familjar për fëmijë pa përkujdesje, si dhe për fëmijë me aftësi të kufizuara.

Sipas vendimit, pagesa për fëmijët pa kujdes prindëror, të strehuar brenda familjes biologjike, do të rritet në 100 euro, nga 75 sa është tani, dhe nga ajo do të përfitojnë mbi 550 fëmijë.

Gjithashtu, pagesa mujore do të rritet nga 150 euro në 250 euro për fëmijët e strehuar jashtë familjes biologjike.

Ndërkaq, për strehimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara, jashtë familjes biologjike, pagesa do të rritet nga 250 euro në 350.

XS
SM
MD
LG