Ndërlidhjet

Presidenti Trump u takua me Kim Kardashian


Kim Kardashian

Ylli televiziv amerikan, Kim Kardashian, takoi presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të diskutuar faljen e mundshme të një gruaje 63 vjeçe, që po shërben dënimin me burgim të përjetshëm.

Alice Marie Johnson është në burg për më shumë se dy dekada, për shkelje që lidhen me drogën.

Presidenti Trump shkroi në Twitter se ka pasur "takim të shkëlqyeshëm" me Kardashian.

Historia e Johnsonit ka kapur syrin e Kardashianit pasi ajo ka parë një video për rastin, të postuar në mediat sociale.

Kardashian ka thënë se është emocionuar dhe se ka kërkuar nga avokati i saj, Shawn Holley, të shikojë rastin.

Ajo po ashtu po paguan një ekip të ri ligjor për Johnson.

Kardashian i ka bashkuar forcat edhe me Jared Kushnerin, këshilltar i Trumpit, i cili po bën përpjekje për reformimin e burgjeve.

XS
SM
MD
LG