Ndërlidhjet

Zidane largohet nga Real Madrid


Zinedine Zidane.
Zinedine Zidane.

Zinedine Zidane ka njoftuar se për largimin e tij nga drejtimi i ekipit të futbollit, Real Madrid, pesë ditë pasi lojëtarët e të njëjtit kanë triumfuar në Ligën e Kampionëve, transmeton BBC.

Zidane ka thënë se klubit i duhet “një tjetër zë”.

Në një konferencë për media ai ka thënë se “gjithçka ndryshon” dhe kjo është “ajo pse kam marrë këtë vendim”.

Ai ka drejtuar klubin spanjoll derisa lojëtarët e tij kanë fituar tre tituj në Ligën e Kampionëve dhe një tjetër titull në La Liga-n spanjolle.

“E dua këtë klub”, është shprehur ai.

“Unë mendoj se këtij ekipi i duhet të vazhdojë të fitojë, mirëpo i duhet ndryshim, tjetër zë, metoda tjera. Kjo është arsyeja pse kam marrë këtë vendim”, ka thënë ndër të tjera ai.

XS
SM
MD
LG