Ndërlidhjet

Qeveria populiste e Italisë bën betimin


Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, dhe kryeministri i ri, Giuseppe Conte.

Giuseppe Conte, politikani i zgjedhur për të udhëhequr koalicionin qeveritar populist në Itali, bëri betimin si kryeministër, së bashku me qeverinë e tij.

Koalicioni qeveritar midis Lëvizjes Pesë Yjet dhe Partisë Liga u formua pas tre muajsh bllokadë politike.

Ai përmban një përzierje të ministrave anti-establishment dhe të krahut të djathtë, së bashku me disa politikanë që kanë shërbyer në qeveritë e mëparshme.

Gjithsej, 18 ministra u betuan para presidentit italian, Sergio Mattarella, duke përfshirë pesë gra.

Paolo Savona, i cili është refuzuar si ministër i Ekonomisë nga Mattarella, për shkak të kundërshtimeve të tij ndaj euros, u betua si ministër i Çështjeve Evropiane.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, e uroi Conten, duke thënë se emërimi i tij "vjen në një kohë vendimtare për Italinë dhe Bashkimin Evropian, kur uniteti dhe solidariteti janë të nevojshëm për të kapërcyer sfidat e përbashkëta".

Tusk i bëri thirrje Contes dhe kabinetit të tij të angazhohen me homologët e BE-së nëpërmjet "dialogut të respektueshëm dhe bashkëpunimit besnik".

XS
SM
MD
LG