Ndërlidhjet

Gjykata në Baku refuzon apelin e REL-it


Ilustrim

Një gjykatë në Baku e hodhi poshtë apelin e Shërbimit të Azerbajxhanit të Radios Evropa e Lirë kundër bllokadës së ueb-faqes së tij, azadliq.org.

Gjykata e Kasacionit në Baku konstatoi se vendimi i Ministrisë për Komunikime dhe Teknologji të Lartë për të ndaluar qasjen në këtë ueb-faqe ka qenë korrekt dhe se nuk duhet ndryshuar.

Azadliq.org është bllokuar në Azerbajxhan qysh në mars të vitit 2017 me udhëzimin e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila ka thënë se faqja e internetit paraqiste "kërcënim" ndaj sigurisë kombëtare të Azerbajxhanit.

Presidenti i Radios Evropa e Lirë, Thomas Kent, tha se bllokimi i ueb-faqes është "pjesë e një fushate të qëllimshme" që synon të heshtë raportimin në Azerbajxhan, vendin ku presidenti "toleron pak mospajtim".

XS
SM
MD
LG