Ndërlidhjet

Bosnja prodhon këpucë Adidas për Kupën e Botës


Ilustrim
Ilustrim

Këpucë futbolli për referë në Kupën e Botës, që do të mbahet në Rusi, po prodhohen në fabrikën Sanino në Bosnje dhe Hercegovinë, e cila në 18 vjetët e kaluar ka punuar për kompaninë gjermane Adidas.

Kjo është hera e parë që gjiganti i veshjeve sportive e ka lënë gjithë procesin e prodhimit në një kompani nga Bosnja.

Gjatë lojërave për Kupën e Botës, që do të zhvillohen nga 14 qershori deri më 15 korrik në disa qytete të Rusisë, 36 referë dhe 63 ndihmës të tyre do të veshin këpucë speciale të bëra në Bosnje.

"Për Kupën e ardhshme Botërore, që do të mbahet në Rusi, kemi bërë 351 palë këpucë futbolli", tha Sanja Pazhureviq, shefe e prodhimit në fabrikën Sanino.

Mirosllav Maziq nga Serbia dhe Damir Skomina nga Sllovenia janë të vetmit referë nga ish-Jugosllavia që do të marrin pjesë në lojërat e kampionatit, ndërsa Dallibor Gjurgjeviq dhe Millovan Ristiq, të dy nga Serbia, do të jenë ndihmës të referëve.

XS
SM
MD
LG