Ndërlidhjet

Gjendet e vdekur disenjatorja e modës Kate Spade


Kate Spade
Kate Spade

Disenjatorja e modës, Kate Spade është gjetur e vdekur në banesën e saj në Nju Jork.

Mediat amerikane kanë raportuar se Spade, 55 vjeçare ka kryer vetëvrasje.

Detajet ende nuk janë bërë të qarta, mirëpo mediat lokale kanë raportuar se ajo është gjetur e vdekur nga mirëmbajtësi i banesës së saj.

Disenjatorja ka qenë bashkëthemeluese e çantave nën emrin e saj më 1993, të cilat vazhdojnë të shiten në gjithë botën.

Ajo ka shitur kompaninë më 2007.

Kompania më pas është blerë nga kompania tjetër rivale në Nju Jork, Coach në vlerë të 2.4 miliardë dollarëve.

XS
SM
MD
LG