Ndërlidhjet

Samiti Trump-Kim do të zhvillohet në ishullin Sentosa


Presidenti amerikan, Donald Trump (djathtas) dhe lideri verikorean, Kim Jong Un.

Takimi i shumëpritur në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit verikorean, Kim Jong-un, do të zhvillohet në një hotel në ishullin Sentosa të Singaporit, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Samiti historik është planifikuar të mbahet më 12 qershor, mirëpo detajet tjera mbesin ende të pakonfirmuara.

Ky njëherësh do të jetë takimi i parë i ndonjë lideri verikorean me një president amerikan në detyrë.

Trump ka thënë të martën se planet “janë duke shkuar shumë mirë”.

“Shumë marrëdhënie janë duke u krijuar, shumë negociata janë duke u bërë përpara takimit”, u ka thënë ai gazetarëve.

“Është takim shumë i rëndësishëm, do të jenë disa ditë tejet të rëndësishme”.

Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, ka konfirmuar përmes një postimi në Twitter, se samiti do të zhvillohet në Hotelin luksoz, Capella.

Sentosa është një nga 63 ishujt që përbëjnë Singaporin.

Ishulli me territor prej 500 hektarësh është vend i hoteleve luksoze, klubeve të golfit dhe zonave detare private.

Mirëpo ishulli po ashtu ka një histori të zymtë të luftës dhe gjakderdhjeve.

XS
SM
MD
LG