Ndërlidhjet

Franca përjashton mundësinë e rishikimit të sanksioneve anti-Rusi


Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian.
Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian.

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, tha se është kundër çdo rishqyrtimi të shpejtë të sanksioneve evropiane kundër Rusisë, të cilat i janë vënë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Ai tha se heqja e tyre duhet të kushtëzohet me avancimin e procesit të paqes në Ukrainë.

Le Drian i bëri këto komente të mërkurën, pasi kryeministri i ri i Italisë, Giuseppe Conte, tha se do të kërkojë rishikimin e sanksioneve të Bashkimit Evropian, të cilat i janë vënë Rusisë pasi kjo e fundit ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë, në vitin 2014.

"Kur të bëjmë përparim në procesin e paqes në Ukrainë, mund të ngremë çështjen e sanksioneve", tha Le Drian.

Duke iu adresuar senatorëve në Romë, Conte tha të martën se do të mbështesë politika "më të hapura" ndaj Rusisë dhe se "do të nxisë rishikimin e sistemit të sanksioneve" kundër saj.

XS
SM
MD
LG