Ndërlidhjet

Delawie: Trajnimet në Akademinë e Sigurisë të jenë në përputhje me standardet


Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie.
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, ka deklaruar se të gjithë ata që trajnohen në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, duhet të sigurohen që trajnimin që e marrin të jetë në përputhje me standardet e kërkuara nga ky institucion.

Delawie i bëri këto komente gjatën një vizite që pati bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi në Akademinë e Sigurisë, me rastin e akreditimit të kësaj të fundit në Asociacionin e Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimeve të SHBA-së.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi tha se pa ndihmën e ndërkombëtarëve ky akreditim do të ishte i vonuar.

"Jam i vetëdijshëm dhe i vlerësoj lartë përpjekjet për kapërcimin me sukses të vështirësive të ndeshura përgjatë këtij procesi”.

Drejtor i përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, tha se akreditimi ndërkombëtar që ndodhi në muajin e kaluar nga Asociacioni i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimeve, është akreditimi i parë i Asociacionit jashtë SHBA-së.

XS
SM
MD
LG