Ndërlidhjet

SHBA dërgon mijëra imigrantë të ndaluar në burgjet federale


Policia duke arrestuar disa persona teksa kanë bërë përpjekje për të kaluar ilegalisht kufirin nga Meksika në SHBA.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka transferuar për herë të parë imigrantët e dyshuar ilegalë në burgjet federale.

Transferimi i 1,600 të ndalurve thekson rritjen e numrit të ndalimeve nën politikën e presidentit Trump, “zero tolerancë” për imigrantët.

Zyra dhe Imigrim dhe Dogana në Shtetet e Bashkuara, ka thënë se masa është e përkohshme derisa të gjenden lokacione tjera.

Rreth 1,000 persona të ndaluar do të shkojnë në një burg në Kaliforni.

Unioni i liderëve të burgjeve në Kaliforni, Teksas dhe Uashington, i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters, se kanë pasur shumë pak kohë për t’u përgatitur për një numër kaq të madh të personave dhe kanë ngritur shqetësime për stafin dhe sigurinë.

Zyra për Imigrim është duke zbatuar një politikë që kërkon nga prokurorët federalë të akuzojnë penalisht të gjithë ata që janë ndaluar teksa ilegalisht kanë kaluar kufirin.

XS
SM
MD
LG