Ndërlidhjet

Vritet një ushtar amerikan në Somali


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Një ushtar i forcave special të Shteteve të Bashkuara është vrarë gjatë një sulmi të dyshuar të militantëve të grupit al-Shabab në jug të Somalisë, kanë njoftuar zyrtarët.

Ushtari amerikan është vrarë gjatë një operacioni ushtarak në afërsi të Mogadishu të premten, ka njoftuar ushtria amerikane.

Ai po merrte pjesë në një operacion të përbashkët mes forcave të SHBA-së, Somalisë dhe Kenisë, për të larguar militantët e al-Shabab nga ajo zonë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka shprehur ngushëllimet për familjen e ushtarit të vrarë.

Gjatë këtij operacioni ushtarak janë plagosur edhe pesë ushtarë të tjerë.

Që prej vitit të kaluar, SHBA ka rritur mbështetjen për Qeverinë somaleze dhe ka rreth 20 mijë ushtarë të vendosur atje.

Militantët e al-Shabab dëshirojnë që të rrëzojnë Qeverinë qendrore dhe të krijojnë një shtet islamik.

XS
SM
MD
LG