Ndërlidhjet

Haradinaj: Agjenda evropiane lidhet me liberalizimin e vizave


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se agjenda evropiane është interes strategjik i shtetit të Kosovës.

Në mbledhjen e Këshillit Ministror për Integrim Evropian, Haradinaj ka kërkuar nga vartësit e tij që të punojnë më shumë për zbatimin e agjendës për reforma evropiane.

Sipas tij, ndonëse nuk është e lidhur drejtpërdrejt, kjo agjendë ndikon edhe në liberalizimin e vizave.

“Agjenda evropiane është interes strategjik i yni, është qëllim në vete si i tillë, por ndërlidhet edhe me liberalizimin e vizave dhe e rritë presionin mbi Qeverinë që të fokusohemi në zbatim”, ka thënë Haradinaj.

“Tema e takimit është zbatimi i agjendës së reformave evropiane dhe jemi në prag të vendimeve të rëndësishme, siç është lëvizja e lirë. Implementimi i shpejtë dhe efikas i obligimeve që dalin nga kontrata jonë. Të trajtohen me prioritet të shtuar të gjitha rekomandimet e dala nga raporti i vendit”, u shpreh Haradinaj.

Pas mbledhjes së Këshillit Ministror për Integrim Evropian, kryeministri Haradinaj ka thënë se po i kryejnë punët si institucione për liberalizimin e vizave.

XS
SM
MD
LG