Ndërlidhjet

Rreth 20 të vrarë nga sulmet në Afganistan


Afganistan

Talibanët vranë së paku 14 pjesëtarë të forcave afgane të sigurisë në qarkun Sajad të provincës Sar-e-Pul.

Së paku 25 të tjerë janë plagosur në sulm, tha anëtari i këshillit provincial, Noor Aga Noori.

Ai po ashtu tha se katër ushtarë të plagosur u morën peng nga kryengritësit.

Në provincën Ghazni, ndërkaq, një sulmues vetëvrasës vrau së paku pesë anëtarë të forcave afgane të sigurisë.

Zëdhënësi i guvernatorit të Ghaznit, Atif Noori, tha se së paku 26 vetë janë plagosur.

Talibanët i kanë shtuar sulmet ndaj forcave afgane të sigurisë dhe zyrtarëve qeveritarë anembanë vendit prejse kanë shpallur ofensivën pranverore në muajin prill.

XS
SM
MD
LG