Ndërlidhjet

Thaçi: Me hyrjen e NATO-s në Kosovë, shteti ynë hyri në një epokë të re historike


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Hyrja e trupave të NATO-s në Kosovë dhe largimi i forcave ushtarake serbe, sipas presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, shënojnë hapat e parë të ndërtimit të shtetit të Kosovës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Thaçi tha se para 19 vjetësh Kosova hyri në një epokë të re historike, të çlirimit dhe lirisë.

"Largimi i forcave ushtarake të Serbisë, hyrja e trupave të NATO-s, kthimi i popullatës së zhvendosur gjatë luftës shënuan hapat e parë të rindërtimit të Kosovës që për dy vjet përjetoi shkatërrime të mëdha materiale, krime, masakra, gjenocid dhe spastrim etnik”, tha Thaçi.

"Kosova është përjetë mirënjohëse për kontributin e shteteve të botës demokratike që në ditët më të vështira na ofruan përkrahje diplomatike, ushtarake, humanitare dhe materiale, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme deri më tani", shtoi presidenti.

Ai tha se Kosova sot synon anëtarësimin dhe integrimin në institucione euroatlantike.

Kosova e shënon 12 qersohrin si Ditë të Çlirimit.

XS
SM
MD
LG