Ndërlidhjet

Egjipti nis lojën pa Salahun


 Mohamed Salah.
Mohamed Salah.

Egjipti ka nisur garën në Kampionatin e futbollit për Kupën e Botës pa lojtarin Mohamed Salah, pavarësisht se egjiptasit i kanë të gjitha shpresat në futbollistin e Liverpoolit.

Në ndeshjen e parë Egjipti është përballur me Uruguajin.

Trajneri, Hector Cuper, ka vendosur që të mos rrezikojë Salah, pavarësisht se u ka thënë gazetarëve të enjten se futbollisti i është përgjigjur mirë trajtimit, pasi një lëndimi që ka marrë në krahë muajin e kaluar.

Ende nuk është bërë e qartë nëse lojtari do të luajë më vonë gjatë ndeshjes apo në garat e ardhshme kundër Rusisë apo Arabisë Saudite.

XS
SM
MD
LG