Ndërlidhjet

Kërkohet rezolutë për kontrollin e migrimit në Gjermani


Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, ka deklaruar se partia e tij nuk ka për qëllim të prishë koalicionin me kancelaren Angela Merkel, por sipas tij nuk ka rezultate në kontrollin e migrimit.

Ministri Seehofer ka kërkuar që azil-kërkuesit të kthehen në kufij. Merkel ka kundërshtuar këto veprime duke argumentuar që do të dobësonte Bashkimit Evropian. Seehofer udhëheq partinë krishtere të Bashkimit Social që është simotër e Partisë Konzervative të Merkel. Partia e tij do të mbajë një mbledhje të hënën për të shtyrë përpara propozimin e tij.

Ai ka theksuar për mediat gjermane se nuk ka për qellim të rrëzojë koalicionin apo mandatin e Merkel.

XS
SM
MD
LG