Ndërlidhjet

AKP fiton kontestin gjyqësor ndaj kompanisë irlandeze


Ilustrim
Ilustrim

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media, se e ka fituar në të dy shkallët procesin gjyqësor ndaj kompanisë, ESBI nga Republika e Irlandës.

ESBI Consultants Limited, kompani e regjistruar në Irlandë, ishte e angazhuar në menaxhimin e Korporatës Energjetike të Kosovës në vitet 2004-2006 përmes një kontrate të lidhur me ish- Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit.

"Kolegji i Ankesave i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës ka lëshuar aktgjykimin me të cilën ka refuzuar ankesën e paditësit ESBI Consultants Limited nga Republika e Irlandës, me çka ka vërtetuar aktgjykimin e lëshuar nga Kolegji i Specializuar i po kësaj Gjykate që e ka refuzuar si të pabazuar padinë e ESBI-së”, thuhet në njoftim.

Më 26 qershor 2008 ESBI kishte ushtruar padi ndaj ish-AKM-së për, siç thuhej në padi, mospërmbushje të detyrimeve ndaj saj për angazhimin në KEK.

Vlera e kontestit ka qenë 4,945,128.83 euro, ndërsa duke llogaritur pretendimet e ankuesit në interes (kamatë) nga viti 2006 e deri vlera totale i bie të jetë afër 10 milionë euro”, thuhet në njoftim.

XS
SM
MD
LG