Ndërlidhjet

Thaçi ia dorëzoi flamurin Ekipit Olimpik të Kosovës


Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ia dorëzoi flamurin e Kosovës Ekipit Olimpik të Kosovës, i cili do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” në Spanjë.

“Flamuri i Republikës së Kosovës do të valojë në ceremoninë e hapjes dhe mbylljes së këtyre lojërave, kurse uroj që të lartësohet edhe më shumë prej sportistëve tanë si simbol shtetëror i fitoreve të tyre”, tha presidenti Thaçi.

Për herë të parë, Kosova në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” në Spanjë përfaqësohet nga 40 sportistë.

XS
SM
MD
LG