Ndërlidhjet

Kuvendi i Maqedonisë ratifikon marrëveshjen me Greqinë


Kuvendi i Maqedonisë

Ligjvënësit në Maqedoni ratifikuan marrëveshjen me Greqinë, për ndryshimin e emrit të Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë.

Marrëveshja u mbështet nga 69 ligjvënës anëtarë të koalicionit qeverisës.

Partia kryesore opozitare VMRO-DPMNE e bojkotoi seancën.

Me marrëveshjen e nënshkruar në fundjavë, Maqedonia u dakordua me emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Athina dhe Shkupi kanë qenë në mosmarrëveshje për emrin e Maqedonisë qysh në vitin 1991 kur Maqedonia ka shpallur pavarësinë.

Greqia ka refuzuar ta njohë Maqedoninë me këtë emër, duke thënë se një gjë e tillë sugjeron se Shkupi ka pretendime territoriale ndaj një rajoni verior të Greqisë, i cili po ashtu quhet Maqedoni.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, paralajmëroi se nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen me Greqinë.

XS
SM
MD
LG