Ndërlidhjet

Ndihma për migrantët bëhet vepër penale në Hungari


Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Parlamenti i Hungarisë miratoi një ligji të ri, i cili i kriminalizon avokatët dhe aktivistët që i ndihmojnë azilkërkuesit.

Çdokush që "lehtëson imigracionin e paligjshëm" do të përballet me një vit burgim.

Qeveria e Viktor Orbanit e emëroi masën "Stop Ligjit Soros", sipas filantropistit miliarder, George Soros, të cilin e akuzon për mbështetje të migrantëve myslimanë.

Hungaria thotë se migrantët i kërcënojnë sigurinë kombëtare.

Ajo ka ngritur gardhe me tela në kufijtë e saj për të parandaluar hyrjen e tyre.

Në vitin 2015, 177,000 njerëz kanë kërkuar azil në Hungari, por vetëm disa qindra janë pranuar.

Vitin e kaluar, numri i kërkesave për azil në këtë vend ka rënë në rreth 3,200.

XS
SM
MD
LG