Ndërlidhjet

SHBA kërkon nga Moldavia të respektojë sundimin e ligjit


Kandidati pro-evropian, Andrei Nastate
Kandidati pro-evropian, Andrei Nastate

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se po “monitoron nga afër” situatën në kryeqytetin moldav, Kishiniev, pas zgjedhjeve lokale më 3 qershor.

Deklarata e SHBA-së më 22 qershor, vjen vetëm një ditë pas Gjykata moldave e Apelit shpalli të pavlefshme rezultatet zgjedhore, duke argumentuar se kandidatatët kanë shkelur ligjin zgjedhor, duke iu bërë thirrje votuesve në ditën e zgjedhjeve përmes mediave sociale.

Kandidati pro-evropian, Andrei Nastase fitoi 52.5 për qind të votave në raundin e balotazhit, duke mundur kandidatin e Partisë Socialiste, Ion Ceban, i cili ka bërë thirrje për marrëdhënie më të ngushta me Moskën.

Në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit thuhet se Uashingtoni pret “nga Qeveria moldave që të sigurojë proces transparent gjyqësor, pa ndikime politike”.

“Nëse gjenden parregullsi, ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që ato t’i adresojnë në atë mënyrë që të respektojnë ligjin dhe parimet demokratike të qeverisjes”, thuhet në njoftim.

Më herët, ambasada amerikane në Kishiniev ka thënë se vendimi i Gjykatës së Apelit është “një zhvillim shqetësues që ... po shkatërron besimin e qytetarëve moldavë në procesin demokratik”.

XS
SM
MD
LG