Ndërlidhjet

Argjentina kërkon që Rusia të deportojë tifozët që u përleshën me kroatët


Fotografi ilustruese

Argjentina ka kërkuar nga Rusia që të arrestojë dhe deportojë katër tifozë të futbollit, të cilët janë incizuar duke u përleshur me fansat e Kroacisë, gjatë ndeshjes ndërmjet ekipeve të këtyre dy kombëtareve në Kampionatin Botëror.

Një video-incizim shfaq tifozët argjentinas dhe ata kroatë duke u përleshur në stadiumin në Nizhny Novgorod.

Komiteti organizativ i Kupës së Botës ka thënë se shtatë argjentinas janë ndaluar nga policia pas ndeshjes së zhvilluar në mes të Argjentiës dhe Kroacisë, ku Kroacia mundi Argjentinën 3:0.

Ministria e Sigurisë së Argjentinës, përmes një deklarate për media ka thënë se ka identifikuar fansat argjentinas që shfaqen në video-incizim dhe kërkon “nga autoritetet ruse ndalimin e menjëhershëm të tyre, në mënyrë që ata të mund të deportohen”.

Një zëdhënësi i Komitetit organizativ të Kampionatit Botërorë ka thënë se “kjo çështje është tashmë në duart e autoriteteve gjyqësore”.

Video-incizimi i përleshjes mes tifozëve është shpërndarë në rrjetet sociale, ku shfaqen tifozët e Argjentinës dhe Kroacisë duke u përleshur.

XS
SM
MD
LG