Ndërlidhjet

Përleshje të armatosura mes ushtrisë pakistaneze dhe militantëve


Hartë e zonave fisnore në Pakistan.

Ushtria pakistaneze ka thënë se gjashtë militantë dhe dy ushtarë qeveritarë janë vrarë gjatë përleshjeve të armatosura në një zonë fisnore, që gjendet në kufi me Afganistanin.

Ushtria ka thënë se përleshja e armatosur mes ushtrisë dhe militantëve ka ndodhur në një qark fisnor në Vaziristanin Jugor, ku ka prezencë të talibanëve pakistanezë.

Gjatë këtij operacioni, ushtria ka arritur që të konfiskojë armë dhe municion në fshatin Spina Mela.

Talibanët pakistanezë, përmes një deklarate, kanë thënë se luftëtarët e tyre kanë vrarë tre ushtarë qeveritarë.

XS
SM
MD
LG