Ndërlidhjet

Presidenti rumun thotë se do të garojë edhe për një mandat


Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis thotë se do të rikandidojë edhe për një mandat pesë vjeçar, në zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm.

“Jam i përkushtuar për të garuar edhe për një mandat si presidenti i Rumanisë"m t”a ai gjatë një vizite më 23 qershor në Sibiu, qytetin e tij të lindjes.

Centralisti Iohannis, 59-vjeç, me etni gjermane, u bë president i vendit më 2014, pasi garojë në zgjedhje me platformë kundër korrupsionit.

Iohannis akuzon partinë në putet, Partinë Socialdemokrate (PSD) se po tenton të dobësojë luftën kundër korrupsionit, duke bërë presion mbi sistemin gjyqësor dhe duke zbatuar politika të gabuara fiskale.

Lideri i PSD-së, Liviu Dragnea, më 21 qershor u dënua me tre vjet e gjysmë burgim nga Gjykata Supreme, nën akuza se ka nxitur persona të tjerë të keqpërdorin detyrën zyrtare. Ai mohon të gjitha akuzat dhe po vazhdon të qëndrojë në burg, duke pritur që lënda e tij të dala para një gjykate të apelit.

Mijëra rumunë më 23 qershor kanë protestuar para Qeverisë në Bukuresht dhe në qytete të tjera në mbarë vendin, kundër amendamenteve kundërthënëse që mbështeten nga PSD për ligjet për drejtësi dhe për Kodin Penal, duke thënë se me këto amendamente, bëhen hapa prapa në luftimin e korrupsionit.

Presidenti rumun, Iohannis, Komisioni Evropian dhe Departamenti amerikan i Shtetit kanë kritikuar ndryshimet e propozuara në gjyqësor, duke thënë se këto ndryshime dëmtojnë sundimin e ligjit.

XS
SM
MD
LG